Dogana e Kosovës thotë të ketë vazhduar me performacë të lartë në mbledhjen e të hyrave, derisa në pesë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milionë më shumë.
Sipas Doganës, krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milionë.
“Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milionë euro kurse gjatë këtij viti kemi arritur të kalojnë 401,5 milionë, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milionë) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.