Dogji ullishtet për shkak të konfliktit me fqinjët, arrestohet 19-vjeçari me precedent penal


Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës pasi dyshohet se i vuri zjarrin qëllimisht sipërfaqeve me ullinj në pronësi të fqinjëve, pas një konflikti për motive pronësie në fshatin Barkanesh.

I riu, i identifikuar si E.D., rezulton person me precedent penal dhe në kohën e ngjarjes ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet paraprake rezulton se ai ka ndezur zjarr si pasojë e konflikteve me fqinjët. Për pasojë, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjella me ullinj,” njofton policia.

Menjëherë pas njoftimit për zjarrvënie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë nisën hetimet dhe bënë të mundur arrestimin e autorit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme