DOKUMENT- Provat që e Bindën Prokurorin se në EULEX nuk Pati Skandal Korrupsioni

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Në dosjen prej 20 faqesh të cilën e ka siguruar KALLXO.com, dy prokurorët kanë ardhur në përfundimin se Afet Cena, avokati Mahmut Halimi, avokati Azem Vllasi dhe ish gjykatësi Francesco Flori nuk kanë kërkuar para për t’i liruar nga burgu të akuzuarit për sulmin me bombë në kafe Sekiraqa.

Dhjetëra metoda të hetimeve përgjimeve e dëshmitarëve janë përdorur për të dëshmuar pretendimet se në misionin e BE-së EULEX pati një aferë korrupsioni.

Pas shumë muajsh hetime, prokurori vendor Haki Gecaj e ai i EULEX-it Andrew Hughes kanë arritur në përfundimin se nuk ka prova që në EULEX pati një skandal korrupsioni e poashtu nuk ka prova se njëri nga gjykatësit e misionit Francesco Florit kërkoi para për t’i liruar nga burgu të dyshuarit për sulmin në kafe ‘Sekiraqa’.

Në dosjen prej 20 faqesh të cilën e ka siguruar KALLXO.com, dy prokurorët kanë ardhur në përfundimin se Afet Cena, avokati Mahmut Halimi, avokati Azem Vllasi dhe ish gjykatësi Francesco Flori nuk kanë kërkuar para për t’i liruar nga burgu të akuzuarit për sulmin me bombë në kafe Sekiraqa.

Tre persona Besnik Hasani, Shpend Qerimi dhe Nystret Cena ishin arrestuar pak javë pas sulmit në kafe Sekiraqa ku humbën jetën dy persona dhe u lënduan disa të tjerë.

Gjykimi i aktakuzës së prokurores Maria Bamieh i ishte besuar gjykatësit italian Francesco Florit dhe një paneli miks të gjykatësve.

vendimi francesco florit 1

Pretendimet e palëve ishin se gjykatësi Italian kishte kërkuar mito për lirimin e të akuzuarve ndërsa paratë ishin mbledhur në rajonin e Kaçanikut ku si kontribues përmenden edhe figura politike të kohës.

Ishte pretenduar se për lirimin e secilit nga të pandehurit u kërkuan nga 250 mijë euro ndërsa ishin mbledhur vetëm 360 mijë. Këto para supozohej se i ishin dhënë gjykatësit për lirimin e Nystret Cenës. Ky i fundit ishte liruar nga aktakuza në mungesë provash ndërsa prokurorja nuk kishte bërë ankesë në shkallën e dytë.

Në dosjen e prokurorisë përmenden dhjetëra detaje të cilat i kanë bindur prokurorët se këto informacione nuk qëndrojnë. Njëra nga pretendimet kryesore të cilat ishin përmendur në nisje të hetimeve ishte takimi në mes avokatit Mahmut Halimi dhe gjykatësit Francesco Florit në Durrës ku supozohej se ishte bërë një marrëveshje.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se në kohën kur supozohet se është mbajtur takimi në Durrës, Florit Halimi nuk kanë pasur hyrje dhe dalje në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë apo edhe dalje nga Shqipëria për në Itali. Prokuroria ka grumbulluar edhe një varg provash të tjera të cilat tregojnë se në këtë kohë të dyshuarit nuk kishin qenë në Shqipëri.

vendimi francesco florit 2

Prokuroria poashtu ka analizuar kartelat e kredit të gjykatësit Italian për të parë nëse në atëkohë kishte pasur pagesa në Shqipëri dhe të njëjtat kanë dalë negative.

Në provat të cilat prokuroria përmend si rrethana që dëshmojnë se nuk ka vepër penale janë edhe vëzhgimet e takimeve në mes avokatit Mahmut Halimi dhe të akuzuarit Florim Hasani. Takimet ishin përgjuar nga hetuesit e EULEX dhe sipas përgjimeve avokati Halimi në vazhdimësi kishte mohuar se kishte kërkuar ose ishte dakorduar për të dhënë para për limimin e të akuzuarve.

Dëshmitarët e këtij rasti kishin rrëfyer në “Jeta në Kosovë” për përvojat e tyre në këtë rast.

Për këtë rast, Florit ishte marrë në pyetje nga prokuroria e Kosovës muajin e kaluar.

Hetimet ndaj ish gjyqtarit të EULEX-it kishin filluar pasi në vitin 2014, ish prokurorja e këtij misioni, Maria Bamieh, pretendoi se gjyqtari Florit kishte marrë 300,000 euro ryshfet për të liruar nga akuzat të tre të dyshuar.

Florit, i cili kishte qenë edhe shef i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” në atë kohë, kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.