Dokumentet/ Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe

CNA.al sjell për herë të parë dokumentet eksklzuive pas disa shkrimeve investigative dhe denoncuese në lidhje me një pasuri të blerë ne qendër të qytetit të Korçës, nga vajza e ish-deputetit Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel.

Sipas një kontrate të firmosur në maj të vitit 2015, ku Natalia ishte vetëm 20 vjeç ka blerë një ambient tregtar, e cila në kontratë quhet njësi shërbimi, me sipërfaqë 133.8 metër katëror, përballë Lulishtes “Themistokli Germenji” në Korçë, me një vlerë qesharake prej 30 mijë euro.

CNA.al e ka denoncuar këtë fakt disa muaj më parë, në një investigim të plotë në lidhje me pasurinë e Ben Blushit, dhe në atë kohë dhe më vonë, ish-deputeti socialist i kthyer në menaxher mediash nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me këtë çështje, e cila tregon qartë sesi ka fshehur pasurinë Ben Blushi, të paktën shumën e vërtetë të blerjes së pronës apo influencën e ushtruar prej tij për të përfituar si politikan, në atë kohë ka qënë deputet, në emër të vajzës së tij një pasuri që vlen 500 milionë, për gati 40 milionë lekë të vjetra.

Sipas kontratës thuhet qartë se shitësit i japin Natali Blushit 134 metër katëror me vlerë 30 mijë euro.

CNA.al i ka shkuar më tej këtij investigimi.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në zonën ku vajza e Ben Blushit ka blerë këtë pasuri, e cila në deklarimin e bërë nga vetë ish-deputeti është paguar prej tij ka një vlerë shumë më të madhe.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e pronës zyrtarisht në shtet është afërsisht katër herë më e lartë.

Ndërsa në treg rezulton të jetë edhe 10 herë më e shtrenjtë si zonë.

Po sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës, Natali Blushi e ka blerë pronën për vetëm 224 euro metër katëror, ndërkohë që në shtet vlera është afërsisht 1 mijë euro.

Ndërsa nga ana tjetër CNA.al ka mundur të sigurojë nga zyra e regjistrimit të pasurive në Korçë dokumente të njësive të shërbimit ngjitur me të njëjtin objekt të shitur me vlerë 2 mijë euro metri katëror.

Natali Blushi e ble me 224 euro metri katëror, kurse komshiu e ble me dy mijë euro metri katëror.

Në fakt çmimi i tregut në atë kohë në qendër të Korçës, në krah të ish-shtëpisë së oficerëve, ka qënë të paktën dy mijë euro çmimi i njësisë tregtare, por vajza e Blushit e ka blerë për vetëm 30 mijë euro.

Në atë kohë të njëjtin objekt ajo ia dha me qera vetes së saj dhe të afërmve me vlerën gati dy milionë lekë në muaj.

Pra, i gjithë investimi për blerjen e kësaj pasurie në 10 apo 15 muaj iu kthye pas vajzës së Ben Blushit.

Pra, blerja e pronës me një vlerë qesharake, me paratë e paguara nga babai dhe më pas paratë e investuara i nxjerr për gati një vit, ose një vit e gjysëm.

Kjo është skema që është përdorur, sipas kontratës që sot CNA.al e sjell për herë të parë, për blerjen e rreth 134 metër katëror sipërfaqe tregtare apo njësi shërbimi në qendër të Korçës.

Gjithashtu CNA.al ka siguruar edhe dokumente të tjera ekskluzive në lidhje me blerjen e një pasurie tjetër, po në funksion të kësaj njësie shërbimi tregtare.

Pra, nuk mund të mjaftohej Ben Blushi për vajzën e tij t’i blinte një dyqan 140 metër katëror në qendër të qytetit të Korçës, por i ka blerë edhe 60 metër garazh. Kontratën e së cilës, CNA.al e disponon të plotë. Kjo sipërfaqe është blerë me një vlerë qesharake për vetëm 500 mijë lekësh. Dhe më pas është futur si pjesë e të njëjtës njësi tregtare.

Pra, garazhet janë kthyer në tualete në shërbim të asaj që sot në Korçë quhet “Pub Republika”, e cila është në pronësi të vajzës së ish-deputeti socialist Ben Blushi, e blerë gjatë kohës që ky ishte pjesë e parlamentit.

CNA.al ka sjellë me foto objektin por edhe dokumentet e kontratës së shit-blerjes, të cilat ka ardhur koha t’i shikojnë institucionet përgjegjëse.

Një pronë me një vlerë marramendëse, pra një sipërfaqe rreth 200 metër katëror, nga të cilat 140 ambient si njësi shërbimi dhe rreth 60 metër katëror garazhe të cilat i kthen në funksion të kësaj njësie shërbimi, me vlerën e tregut sot ai shkon gati 500 milionë lekë.

Të njëjtën vlerë afërsisht ka pasur edhe në vitin 2015, por të gjitha bashkë janë blerë për vlerën qesharake vetëm 47 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë ekziston edhe një dokument tjetër akuzues, i cili tregon se Ben Blushi, minimalisht ka shmangur deklarimin e vërtetë të vlerës së pronës, duke i vendosur një çmim qesharak, në emër të vazjës.

CNA.al do të sjellë të tjera dokumente të cilat faktojnë vlerën reale të pronës së blerë nga Ben Blushi. Këtë herë me familjarët e tij dhe jo vetëm me njësitë tregtare ngjitur me atë që Ben Blushi e ka blerë për vetëm 224 euro metri katëror, ndërsa komshinjtë e tij e kanë blerë për dy mijë.

Por, për shkëmbimet e bëra nga familjarët e tij që kapin vlera marramendëse me pasuri të paluajtshme në Tiranë./ CNA.al

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme