Doli në lidhje të drejtpërdrejtë i veshur me bluzën sportive të Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari Ervin Baku

Gazetari sportiv Ervin Baku është kërcënuar me jetë pas daljes së tij në një lidhje të drejtpërdrejtë, ku ishte i veshur me një bluze që përmbante simbolet e Serbisë.


Lajmin e konfirmon vetë Baku teksa shprehet se ka bërë një kallëzim penal për të gjitha kërcënimet që i cenojnë jetën, të bëra në adresën e tij.

Denoncimi është depozituar ditën e sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, tek Drejtoria e Krimit Kibernetik.

Ndërkohë, një ditë më parë, Baku doli me një reagim për publikun, duke u shprehur se ajo bluze i është dhuruar atij nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u mbajt në Tiranë.

Sipas tij, nuk mendonte se një bluze do të ngjallte provokime të ashpra.

Baku cilësoi se që pas këtij veprimi është përballur me një tornado të pareshtur fyerjesh, kërcënimesh dhe shantazhesh.

Ai u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që i cilësoi mendjeftohtë dhe të gjithë atyre që janë fyer nga ky veprim.

Mesa duket reagimi i tij dhe kërkesa për falje nuk ka bërë punë, pasi sërish gazetari është përballur me kërcënime, të cilat tashmë vendosi t’i adresojë në autoritetet përkatëse.

REAGIMI I GAZETARIT ME 21 GUSHT 2024

Nga Ervin Baku

Të nderuar miq, të njohur të mi, ndjekës dhe lexues të hapësirës virtuale!

Një dalje imja në televizionin Euroneës Albania, i veshur me një bluzë ku gjenden shenjat identifikuese dhe simboli i Serbisë, nuk e kisha menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar dhe aq më tepër se do të më vinte përballë një tornadoje të parreshtur fyerjesh, kërcënimesh, denigrimesh, shantazhimesh dhe aq më tepër stigmatizimesh antikombëtare. Në këtë tornado po shtojnë energjinë e keqe verbale dhe sidomos atë të kërcënimit dhe të stigamtizimit ekstrem emra dhe personalitete publike e patriotike të hapësirës sonë kombëtare shqiptare.

Ushtria agresive e nacionalistëve esktremistë po lëshohet ndaj meje dhe imazhit tim në rrjetet sociale dhe në hapësirën shumëopcionale të internetit, duke më shndërruar në gazetarin sportiv shqiptar më të kërcënuar brenda Shqipërisë dhe territorit tim kombëtar!

Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!

Prej meje nuk është menduar e as që mund të imagjinoja se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist, mes dy kombeve në histori të gjatë armiqësore, një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.

Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem.

Por, pas ndjesës që ju kërkoj, më duhet të shpall para gjthkujt se zemra dhe shpirti im janë pasqyrë e trashëgimisë sime familjare kombdashëse dhe Shqipëriadhuruese. Unë kam qenë dhe mbetem thjesht një gazetar sportiv që e mishëroj patriotizmin tim në veprimtarinë time konkrete.
Në tetor të vitit 2006, me lobimin tim të fuqishëm, ngrita i pari çështjen çame në Parlamentin Europian. Për herë të parë pas 62 vjetësh.

Në vitin 2008, jam i pari që kam raportuar nga Europa pavarësinë e Kosovës.

Kam mbrojtur flamurin tonë kuqezi në Beograd dhe në Strumica. Jam marrë gjithë jetën me sport. Dhe sporti është paqe. Nuk është luftë. Si njohës i mirë i historisë së popullit dhe vendit tim, e kam më ndërgjegje të vërtetën se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore, genocidin, spastrimin dhe pushtimin 100 vjeçar që i ka bërë pjesës së madhe të atdheut tim, Kosovës sonë. Sikundër e kam brendi të ndërgjegjes profesionale se sporti ndërton ura.

Ndaleni miq, këtë kryqëzatë të pa fre e pa arsye, ndaj meje për shkak të një akti të pamenduar shumë, atë të veshjes së një bluze! Ndaleni, se ndëshkimi juaj i deritanishëm dhe kaq masiv, e ka tejkaluar dhe po e tejkalon të drejtën tuaj, të padrejtë tashmë!
Me besim tek reagimi juaj njerëzor dhe me aq pasion!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme