Don Lush Gjergji: Edhe feja krishtere i ndalon lojërat e fatit

Javë më parë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar koncept-dokumentin për kumarhanet (lojërat e fatit), e përmes së cilit synon të rrisë zhvillimin ekonomik, zbusë papunësinë e të përmirësoj mirëqenien sociale në Kosovë, shkruan KosovaPost.

Ndër të tjera, në këtë dokument thuhet se përmes ndryshimeve që do të bëhen, do rritet numri i vendeve të punës, rritja e bizneseve të reja, do të ulen ngarkesat administrative për bizneset, rriten investimet e huaja si dhe do ulet kriminaliteti e dhuna në familje.

Mirëpo, një qasje e tillë e qeverisë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, po cilësohet e rrezikshme dhe jo e mirë.

Don Lush Gjergji, përfaqësues i Kishës Katolike në Kosovë, në një intervistë për KosovaPost, ka shpjeguar se si feja katolike i sheh kumarhanet (lojërat e fatit).

Sipas tij, këto lojëra janë të ndaluara dhe të pamoralshme për shkak të mëkatëve që dalin nga të marrurit me to.

“Objektivi apo synimi i qeverisë mund të jetë i mirë që të rriten vendet e punës, që të luftohet varfëria, por mënyra e veprimit nëpërmes lojërave të fatit apo bastoreve mendoj që nuk është metodologji e mirë. Prandaj neve na nevojitet mbi të gjitha në anën institucionale që të jetë e përgatitur dhe e kontrolluar mirë që mos të bjen në dorë të kriminelëve ose të njerëzve të nëntokës. Ktë gjë të cilën po e bënë qeveria është e mirë, që do me thënë Ministria e Financave bashkë me institucionet tjera që janë përcjellëse të kësaj, ta ketë në dorë situatën dhe ta kontrollojë që të mos bie në dorë të atyre të cilët janë të pashpirtë, të pandërgjegjshëm dhe të pamoralshëm”, tha ai.

Më tutje, Don Lush Gjergji thotë se ndonëse qëllimi i qeverisë mund të jetë i mirë, që të ketë nën kontroll aktivitetet që bëhen në lojërat e fatit, kjo prapë se prapë, nuk siguron se do të luftohet varfëria dhe papunësia në Kosovë.

Madje sipas tij, kontrolli i kumarhaneve (lojërave të fatit) është element shumë i vogël dhe i rrezikshëm për të arritur diçka të mirë.

“E gjithë kjo nuk siguron atë çka qeveria mendon apo synon që të luftohet varfëria dhe papunësia sepse është një element tepër i vogël dhe është një element tepër i rrezikshëm për të hyrë në të dhe për të dalë, siç thotë populli, me fytyrë të pastër ose me ndërgjegje të pastër dhe për të arritur diçka çka vërtetë do të ishte e mirë, e pëlqyeshme, e pranueshme, e dobishme dhe mbi të gjitha njerëzore”.

I pari i ipeshkvisë thotë se rritja e bizneseve të tilla që merren me lojërat e fatit, bixhozit e bastoreve është bërë për shkak të mentalitit materialist e të ateizmit praktikë.

“Bota e sotme në ndikimin e materializmit, në ndikimin e konsumizmit, në ndikimin shpesh herë edhe të ateizmit praktik që do me thënë nuk e mohojnë zotin, por jetojnë sikur zot mos të kishte, prandaj fetarisht janë së paku indiferent, ka krijuar dhe krijon hapësira të tilla që njeriu ta dëshiroj kafshatën e madhe e cila, siç thotë populli, kafshata e madhe shpesh herë jetë në fyt dhe rrezikon edhe vetë jetën”, deklaroi Don Lush Gjergji për KosovaPost.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme