Don Lush Gjergji: Kurban Bajrami ka domethënie të madhe

Sakte.net / 12 Shtator 2016 / 09:45

Vikari gjeneral i Kosovës, Don Lush Gjergji ka folur për festën e Kurban Bajramit. Ai ka qëndruar për një vizitë urimi në Bashkësinë Islame.

Don Lush Gjergji tha se festa e Kurban Bajramit është e vogël por që ka një domethënie të madhe./ZËRI

Deklarata e plotë e Don Lush Gjergjit:

Me kënaqësi jam këtu, në emër të kishës katolike me popullin shqiptar, në emër të gjithë besimtarëve po ua urojmë kurban bajramin. Quhet i vogël por ka një domethënie të madhe sepse dashuria për zotin është e madhe. Ne kemi pasur edhe gjatë historisë shumë vuajtje por tash duhet të themi se feja është dashuri. Pa këtë është vetëm shkatërrim. Festat tona të përbashkëta t’i përforcojnë vëllazërinë tanë andaj urime të përzemërta!