Don Xhoni dhe Stresi shuajnë gjakrat mes tyre – Gani Geci ndërmjetësues i pajtimit mes reperëve

Pas një përplasjeje virtuale midis dy reperëve, Stresi dhe Don Xhoni, duket se ndërmjet tyre ka arritur paqja.

Ish-deputeti Gani Geci ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet në kullën e tij në Llaushë përkrah dy reperëve.

Ai tregoi se ka arritur t’i pajtonte dhe se do të jenë shokë ashtu siç kanë qenë më parë.

“Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës repë: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: “Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”. Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një.Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën! Tani e tutje, këta dy artistë kanë shtërnguar duart dhe janë zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë”, shkroi Geci në postim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme