Sali Berisha thotë se fitorja dhe rikthimi i Donald Trump ishte ngjarja më e madhe, ndërsa thekson se rendi rendi liberal demokrat i pasluftës së dytë botërore i udhëhequr nga SHBA mori gozhdën e fundit në arkivolin e vet.
Sipas Sali Berishës, Donald Trump fitoi jo vetëm ndaj demokratëve në SHBA, por edhe ndaj gjithë botës, pasi shumica nuk e mbështesnin rikthimin e tij.
“Donald Trump fitoi jo vetëm ndaj demokratëve në SHBA, por fitoi pothuajse ndaj gjithë botës, pasi qeveritë që e mbështetën ishin një pakicë shumë e madhe krahasuar me ata të cilët u përpoqën në mënyrat më të ndryshme që ai të mos fitonte.
Kjo fitore dha një goditje shkatërrimtare makinerisë super-gjigante të mashtrimit të polleve dhe së treti duhet të pranojmë se elita liberal demokrate i përbërë nga politikan të eksperiencave më të mëdha të rendit liberal demokrat, përberë nga yjet e artit dhe kulturës amerikane dhe asaj botërore dëshmuan se jetonin në një realitet tjetër nga ky i sotmi. Në këtë kuadër, të lidhësh pasqyrimin e kësaj fitoreje me Shqipërinë është segmenti më i vogël, pasi kjo fitoreje vjen në një botë të ndryshuar.
Në këto 4 vitet e fundit kemi 2 luftëra që mund të degradojnë në luftëra botërore”, tha Sali Berisha në emisionin “Open” në News24.
I pyetur nëse beson në deklaratat e Donald Trump së ai do të ndalojë luftërat, Sali Berisha u përgjigj: “Unë besoj në një aftësi të tij, në aftësinë e tij për të qenë i prerë, në sensin më të madh të marrëveshjeve dhe traktateve. Unë shpresoj se do arrijë ti frenojë. SHBA kanë fuqi për të imponuar për paqe”.