Donatorët globalë premtojnë 30 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut

Donatorët globalë kanë premtuar 30 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut, në ditën e fundit të konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Kuvajt.

Shifra është larg prej shumës 88.2 miliardë dollarë që është përmendur fillimisht nga zyrtarët irakianë, si shifër e nevojshme për të rindërshtuar shtetin.

Mirëpo edhe shuma e premtuar i mundëson Bagdadit të nisë punën për rindërtim pasi disa vitesh luftë.

Iraku ka shpallur fitoren në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik pas tri vitesh luftë.
“Kemi shpresuar për më shumë”, ka thënë ministri i Jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafari.
“Nuk jemi të zhgënjyer, mirëpo shuma ka qenë më pak se ajo që e kemi pritur”, ka shtuar ai.

Zyrtarët nuk i kanë thyer premtimet, mirëpo disa shtete kanë zbuluar shifrat e tyre që kanë ofruar për ndihmë gjatë konferencës.

Premtimi më i madh është dhënë nga Turqia e cila ka thënë se do të ofrojë 5 miliardë dollarë për investime në Irak.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka thënë se shteti i tij ka qenë i përgatitur të luftojë korrupsionin si mënyrë për të tërhequr më shumë fonde.
“Ne premtojmë se nuk do të ndalim kurrë luftën kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme