Pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në marshimin e tyre në mbështetje të revoltës studentore kundër qeverisë.
Me thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, ata janë drejtuar drejt Kryeministrisë.
Marshimi shënon një tjetër akt solidariteti me studentët dhe të rinjtë që prej ditësh protestojnë, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e kryeministrit Rama.



