E paprecedentë!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam student me mesatare 10!”/ Ekselenti i përgjigjet Ramës nga protesta: Përpjekjet e fundit të diktatorit!

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në një deklaratë publike nga protesta, Sinoimeri i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai ka treguar edhe notat e tij, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”.

Sinoimeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë.

I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota.
Dje tha treni. Sot na dol Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti.

 

 

© BalkanWeb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme