Paul Manafort, udhëheqësi i fushatës së kandidatit republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë dorëheqje vetëm dy muaj pasi u emërua në këtë pozitë, njofton BBC.
Largimin e tij e ka konfirmuar Trump përmes një komunikate për media. Nuk janë dhënë detaje rreth arsyes së largimit të tij.
Ai ishte kritikuar për lidhjet e tij me ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, që mbanë lidhje të afërta me Rusinë./Insajderi.com