Në Sekretariatin e LDK-së janë dorëzuar nënshkrimet për Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj.
Disa degë e nëndegë kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte quajtur nisa të njëanshme mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e tij, por që kishte thënë se ato të shqyrtohen me seriozitetin më të madh nëse deponohen.
Abdixhiku i pati mbijetuar votëbesimit më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Teve1.info ka dërguar pyetje në LDK dhe është në pritje të përgjigjes.



