Dorëzohet në Kuvend projektligj për kuponë për studentë

Shumica parlamentare ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj me të cilin do të mundësojnë vauçerë për studentët deri në moshën 29 vjeçare, për të blerë tabletë apo kompjuterë personal, shkruan Alsat.

Për këtë qëllim, nga buxheti i shtetit do të ndahen gjithsej 850 milion denarë, prej të cilave 215 milion janë siguruar nga buxheti i këtij viti, e të tjerat do të ndahen vitin e ardhshëm.

“Çdo student në të gjitha universitetet shtetërore apo private në RMV do të ketë të drejtë të përfitojë një vauçer me vlerë për blerjen e një laptopi apo kompjuteri. Vauçeri do të jetë një ndihmë e drejtë për drejtë financiare që synon të lehtësojë në teknologji si dhe të përmirësojë cilësinë e të mësuarit dhe përgatitjen akademike”, tha Feride Haxhiu – VLEN./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme