Dorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Departamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar një rast të cilësuar si tentim vrasjeje.

Rasti ka ndodhur më 31.10.2018, në fshatin Dujakë – Komuna e Gjakovës, ku i pandehuri A.J., pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me të dëmtuarin S.A., nga fshati Dujakë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A.

Sipas kumtesës për media, i pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, duke u vetëparaqitur në Polici në mënyrë vullnetare me 05.11.2018.

Prokuroria Themelore në Gjakovë pas marrjes së kallëzimit penal dhe analizimit të tij, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të pandehurit A.J., ku të njëjtit i është shqiptuar kjo masë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme