Dosja ‘Toyota Yaris’/ Ndahet çështja për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka! Pezullohet gjykimi për 3 të pandehurit e tjerë, zbulohet arsyeja

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.


Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit SkyECC.

Nga ana tjetër GJKKO ka pezulluar gjykimi për tre personat e tjerë, ish-oficeren e BKH-së Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Arsyeja e pezullimit vjen për shkak se nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i këtyre për t’u paraqitur në seancën paraprake.

I pandehuri Aurel Zarka paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe në këto kushte gjyqtari Erjon Çela vendosi të njoftojë Kryetarin e Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues me dy anëtarë të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme