Drama e shpopullimit: Mbyllet edhe shkolla ‘At Gjergj Fishta’

Plaga e shpopullimit ka mbyllur edhe shkollën e fshatit Fishtë në Lezhë, që mban emrin e poetit dhe klerikut të madh At Gjergj Fishta. Dikur në shkollë mësonin disa nxënës arsimin 9-vjeçar, ndërsa sot godina do të shërbejë si kopsht për 5 fëmijët e vetëm që ka fshati Fishtë

  Shkolla 9-vjeçare që mban emrin e poetit dhe klerikut At Gjergj Fishta në Fishtë të Lezhës, këtë vit nuk hapi dyert për nxënës të arsimit fillor.

Viti i ri shkollor në Fishtë e gjeti fshatin pa asnjë nxënës në sistemin 9-vjeçar, për këtë arsye shkolla ku dikur mësonin dhjetëra fëmijë, do të shërbejë si kopsht për 5 fëmijët e vetëm që janë aktualisht në fshat.

Për banorët, mungesa e nxënësve në fshatin Fishtë, lidhet pikërisht me shpopullimin e zonës. Të rinjtë kanë ikur, në fshat ka vetëm të moshuar, ndërsa prej vitesh në fshat pothuajse nuk është bërë asnjë martesë.

Shpopullimi është reflektuar edhe me shifrat e nxënësve që nisin shkollën në Lezhë. Krahasuar me një vit më parë, në qarkun e Lezhës numri i nxënës ka rënë ndjeshëm. Nga 18.800 nxënës që u regjistruan në 2021, këtë vit janë  ulur në bankat e shkollës vetëm 15911 nxënës, 3 mijë më pak se një vit më parë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme