Drecun: Amerika mund ta disiplinojë Thaçin e Haradinajn

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën i Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se beson se do të gjendet mënyrë që të hiqen taksat, të cilat Prishtina i ka vënë për mallin serb.

Sipas tij, kryetari i Kosovës e kryeministri duhet të gjejnë “strategjinë dalëse” nga situata, në të cilën e kanë çuar veten, në mënyrë që të mos mbesin pa mbështetjen e ‘sponsorit të pavarësisë së Kosovës’.

Drecun në televizionin shtetëror serbe RTS ka thënë se porositë nga Uashingtoni e Brukseli tregojnë se “Prishtina është problem e pengesë për vazhdimin e bisedimeve, në të cilat insiston Beogradi, sepse kjo është mënyrë për të mbrojtur serbët e Kosovës”.

Drecuni vlerëson se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ia ka dalë t’i shtyjë bisedimet e Prishtinës e Beogradit dhe se edhe më tej “është pozicionuar në pjesën ekstreme të trupit zgjedhor të shqiptarëve në Kosovë”, por e ka kaluar kufirin të cilin ka guxuar, deri sa kryetari i Kosovës Hashim Thaçi sigurisht se përfiton më shumë në aspektin politik, si “partner i besueshëm i shqiptarëve”.

Sipas Drecunit, Amerika ka dhën sinjal të qartë se dëshiron marrëveshje përfundimtare rreth Kosovës dhe se nuk pranon që marrëveshja të bazohet në “kërkesat e njëanshme maksimaliste të Prishtinës”.

Ai ka shtuar se oresini që të hiqen taksat dhe vërejtja e NATO-s se ‘forcat e sigurisë’ nuk guxojnë të hyjnë në veri pa lejen e KFOR-it, do të thonë ‘përgatitje e terrenit’ për vazhdimin e bisedimeve të Beogradit e Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme