Drecun fajëson shqiptarët për përçarjen e serbëve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se përçarja mes deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ka ardhur pas presionit të palës serbe dhe disa misioneve diplomatike.

Ai ka thënë për RTS se një pjesë e kësaj liste që u kthye në Kuvendin e Kosovës pa marrëveshje me qeverinë serbe bëri një papjekuri politike, transmeton Indeksonline.

“Mendoj që mbizotëroi një papjekuri politike nga ana e deputetëve serb dhe ndoshta e  bën edhe për interesa personale. Ndoshta kthimi i tyre u bë edhe pas presionit nga misionet diplomatike në Kosovë me qëllim të përçarjes së listës. Nuk ka arsye që një deputet që punon për interesat e popullit serb që janë unike, të veproj kështu ndryshe nga ekipi”, ka thënë Drecun.

Duke folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se Prishtina nuk mund ta shtyj edhe gjatë një gjë të tillë.

“Nuk mund të shtyhet më kjo punë, pasi që Prishtina po gjen vazhdimisht justifikime dhe po e tërheq vëmendjen me tema tjera, vazhdimisht shpik situata të ndryshe politike”, ka thënë tutje Drecun.

Sipas tij, edhe tri vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, Prishtina po mundohet të bëj vetëm atë që i konvenon asaj, duke mos e respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme