Kush shiti e kush bleu më së shumti armë gjatë 2015-ës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmohen si vendi lider në botë për furnizimin me armë. Gjatë vitit 2015, janë shitur armë për një vlerë prej 40 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë për shitjen e armëve renditet Franca me 15 miliardë dollarë.

Është kjo ajo që ka dalë nga një studim i kryer për llogari të kongresit amerikan dhe i publikuar nga “New York Times”.

Sipas këtij studimi, këto shifra janë të frikshme, në raport edhe me shtimin e kriminalitetit.

Vendet në zhvillim vazhduan të jenë blerësit më të mëdhenj të armëve më 2015, me Katarin që ka nënshkruar marrëveshje për më shumë se 17 miliardë dollarë në armatim vitin e kaluar, i përcjellë nga Egjipti, që është pajtuar të shpenzojë rreth 12 miliardë dollarë për armë, dhe Arabia Saudite me mbi 8 miliardë dollarë të shpenzuara në blerje të armëve, transmeton Koha.net.

Ndonëse tensionet globale dhe kërcënimet nga terrorizmi kanë shfaqur shenja të zbehta të zhdukjes, tregtia globale me armë ka shënuar rënie më 2015 (80 miliardë dollarë) në krahasim me 2014 (89 miliardë dollarë), ka zbuluar studimi. Vendet në zhvillim blenë armë në vlerë prej 65 miliardë dollarësh më 2015, dukshëm më pak sesa në vitin e kaluar, kur kjo shifër kishte mbërritur në 79 miliardë dollarë.

Raporti, “Transferet e Armëve Tradicionale në Vendet në Zhvillim, 2008-2015”, është përgatitur nga Shërbimi jopartiak për Hulumtime të Kongresit, dhe iu është shpërndarë ligjvënësve javën e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme