02 Shtator 2016 – Sakte.net 14:09
Qeveria e Kosovës tërhoqi dje nga Parlamenti marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për territorin që nuk është as i Malit të Zi as i Kosovës, por i Serbisë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Listës Serbe, gjë që bënë të ditur së për shkaqe sigurie nuk do të jenë në sallë. Gjatë kësaj kohe, protestuesit u mblodhën në afërsi të ndërtesës së parlamentit për të kundërshtuar këtë marrëveshje. E gjithë kjo u zhvillua pa incidente.
Ndërsa Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë që kërcënimet për sigurinë kryesisht janë për ata persona qe nuk i përkasin komunitetit shqiptarë.
“Këto protesta mund t’ju drejtohet joshipëtarëve, apo serbëve, mirëpo akte të dhunshme nëpër protesta rrezikojnë sigurinë e të gjithëve” ka deklaruar Drecun.
Drecun ka theksuar se shqiptarët përmes dhunës dhe protestave kërkojnë të ushtrojnë presion të fortë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sidomos në Bruksel , ndoshta edhe në Uashington , për të përmbushur kërkesat e tyre.
Ndërsa sa i përket demarkacionit, Drecun ka thënë që kryeministri i Malit te Zi Milo Gjukanoviq bëri gjithçka që mundej kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb , duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës si shtet, duke shtuar se Gjukanoviq tani duhet të merret me pasojat .