Gjykatat përballen me mungesë të gjyqtarëve dhe personelit, e cila sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian ndikon në cilësinë dhe efikasitetin e proceseve gjyqësore. Gjykata Themelore Penale e Shkupit dhe Gjykata e Apelit në Shkup janë ndër institucionet më të mëdha dhe më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend. Por që të dyja nuk kanë mjaftueshëm kuadër.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Gjykatën e Apelit, ku sipas aktit të sistematizimit duhet të jenë të punësuar 245 persona, megjithatë aktualisht në gjykatë punojnë vetëm 101 apo rreth 41% e kapacitetit të nevojshëm.
“Funksionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit është konstatuar që ta kryejnë 51 gjyqtarë plus kryetari. Për momentin funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit e kryejnë vetëm 35 gjyqtarë. Problemi me mungesën e kuadrit gjyqësor zvarritet për një kohë të gjatë”. – Zoran Gerasimovski, u.d. Kryetar i Gjykatës së Apelit.
E njëjta situatë është edhe me numrin e gjyqtarëve, nevojiten 32, por ka vetëm 7. Jointeresimi sipas kryetarit të Gjykatës është për shkak të kompensimit të ulët.
“Gjykata përballet edhe me mungesën e gjyqtarëve porotë, fillimisht për shkak kompensimit që e fitojnë gjyqtarët për angazhimin e tyre. Kompensimi është konstatuar që në vitin 2018 dhe i njëjti nuk është ndryshuar, që do të thotë se vlera prej 570 denarë në bazë ditore, përfshirë dhe transportit dhe pa e marrë parasysh numrin e seancave në të cilën merr pjesë gjyqtari porotë, është shumë i vogël”. – Zoran Gerasimovski, u.d. Kryetar i Gjykatës së Apelit.
Për mungesën e kuadrit, Komisioni Evropian në raportin e vitit të kaluar alarmoi se gjendja është shqetësuese. Megjithatë, çështja në vend të zgjidhjes, pritet të thellohet. Konkursi për pranimin e 130 kandidatëve të rinj në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë u anulua në dhjetor të vitit 2025, pas pengesave procedurale dhe mungesës së mjeteve financiare. Kështu, sistemi gjyqësor mbetet pa gjeneratë të re që do të plotësonte vendet e lira. Sipas të dhënave që publikoi ish ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, pasqyra në tërë shtetin është shqetësuese sa i përket mungesës së kuadrit. Shtetit i mungojnë mbi 200 gjyqtarë, ndërsa administrata gjyqësore funksionon me vetëm 36% të kapaciteteve të parapara. /Alsat.mk



