Gostivarasit edhe më tej nuk kanë besim në ujin e çezmave – Ujin për pije edhe më tej e blejnë

Të frikësuar nga incidenti i fundit ku mijëra banorë përfunduan në spital nga helmimi, banorët e Gostivarit vazhdojnë ta blejnë ujin për pije, ndërsa ujin e ujësjellësit që rrjedh nëpër çezmat e shtëpive të tyre e përdorin vetëm për nevoja teknike. Pavarësisht njoftimit zyrtar se uji në Gostivar, aktualisht i përmbush standardet e cilësisë, banorët nuk besojnë. Sa i përket njoftimit të autoriteteve komunale se banorëve nuk do t’u faturohet shpenzimi i ujit për muajin gusht, banorët thonë se megjithatë i kanë paguar faturat sikur më herët.

 “Nuk e di çka të ju them, nuk besohet ky milet. Më mirë të blejmë”.

Gazetari: Faturat e ujit a ua sollën më të vogla për periudhën që s’patët ujë?
“Jo jo të njëjta ishin. Aspak s’ishin korrigjuar”, tha një banor i Gostivarit.

“Po jo bre blej rregullisht, çfarë çezme. Edhe faturat njëjtë na vinë siç ishin më parë njëjtë janë. Ja këtu ke çezmën, mua më sollën kontrollues nga Shkupi. Uji është i papastër. Si do jetë i pastër sa kanale uji ka në Gostivar e dini”, u shpreh një banor i Gostivarit.

“Jo ende s’më ka ardhur fatura. Zbritjen se kanë bë ende jo se kanë be”, deklaroi një Gostivaras.

Ndërkohë që incidenti me ujin ka shkaktuar frikë te qytetarët, vendi ku ka ndodhur incidenti nuk është i siguruar.

Edhe përkundër rastit se nga ndotja e ujit në këtë rezervuar të ujit të qytetit të Gostivarit, në spital përfunduan mijëra persona, Komuna e Gostivarit, por edhe ndërmarrja publike, ende nuk e shohin të arsyeshme që ta sigurojnë këtë rezervuar të ujit të qytetit. Njëra nga dyert e këtyre rezervuarëve edhe më tej vazhdon të mbetet e hapur, me mundësi që çdo qytetar ta mbyllë valvulën, ta lëshojë apo të bëjë ndonjë dëm tjetër.

Për incidentin, siç informoi dje Alsat Prokuroria po zhvillon tri pista të hetimit. Pista e parë ka të bëjë me përgjegjësinë penale të drejtoreshës të Ujësjellësit dhe dy udhëheqësve të sektorëve, të cilët sipas Prokurorisë kanë injektuar ujë të ndotur në ujësjellës nëpër pompave. Organi i akuzës po mbledh prova edhe për projektin për furnizimin me ujë të njohur si “SECO 2”, i cili me vite është zvarritur. Ndërsa në llupën e prokurorëve janë edhe veprimet e institucioneve ndaj denoncimeve të qytetarëve për cilësinë e ujit. / Alsat.mk

The post Gostiva asit edhe më tej uk ka ë besim ë uji e çezmave – Uji pë pije edhe më tej e blej ë appea ed fi st o Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme