Në orën 03:10 në autostradën Ohër-Kërçovë, oficerë policie nga SP Kërçovë arrestuan 32-vjeçarin D.S. nga Kërçova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Ai, me automjetin “Folkswagen Golf” me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, është përplasur me një bordurë betoni në një rrethrrotullim në rrugën “Boris Kidrich” dhe ka dalë nga rruga. Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, është vërtetuar se ai e drejtonte automjetin gjatë një ndalimi aktiv për drejtimin e një automjeti motorik të kategorisë B. Ai ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit dhe me urdhër të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar, njoftoi Ministria e Brendshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.
The post Drejtoi makinën ndërsa ishte nën ndalim aktiv, shkaktoi aksident trafiku dhe refuzoi të bënte alkotest – arrestohet Kërçovari appeared first on Alsat.



