Qyteti i Shkupit sot do të kryejë dezinfektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa pellgje ujore në zonën e kryeqytetit.
Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, dezinfektimi është pjesë e masave të rregullta për të kontrolluar dhe zvogëluar popullatën e mushkonjave. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen, aktivitetet do të kryhen ditën e parë pasuese me kushte të favorshme atmosferike.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje bletarëve që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët gjatë dezinfektimit.
The post Spërkatje kundër larvave të mushkonjave do të kryhet sot në të gjithë Shkupin appeared first on Alsat.



