Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndalohet 36-vjeçari nga Kërçova

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se me datë 05.03.2025 në ora 23.00 në kryqëzimin e rrugës “Rruga Magistrale” me bulevardin “Zelezhniçka” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar N.K (36) nga Kërçova.

Gjatë kontrolleve në trafik policia ka ndaluar një automjet “Renault” pa targa të regjistrimit, të cilin e drejtonte N.K., dhe u konstatua se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe e larguan menjëherë nga qarkullimi.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal “Drejtim të automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme