
Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Drejtues të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, mori për herë të parë pjesë në konferencën më të rëndësishme financiare në rajon, “Sfida e Ndryshimeve”, që po zhvillohet në Rovinj, Kroaci, nga 15 deri më 17 tetor të këtij viti, nën organizimin e Bursës së Zagrebit dhe Shoqatës Kroate të Shoqërive për Menaxhimin e Fondeve Pensionale dhe Shoqërive të Sigurimeve Pensionale.
Në panelin e konferencës me temën “Kampionë rajonalë: përtej kufijve” Mukaetov theksoi se rritja e vazhdueshme është e mundur, vetëm nëse horizontet afariste drejtohen përtej kufijve.



