Livriniq: Jo betonizimit të Butelit, hapsira të reja gjelbruese gjithandej

Kandidatja për kryetar të Komunës së Butelit nga radhët e LSDM-së, Olivera Livriniq, ka premtuar ndryshim të tërësishëm të Komunës së Butelit nëse do të fitoj postin e kreut të komunës. Livriniq tha se do të përmirsoj infrastrukturën në zonën industriale Vizbeg, do të përfundoj rrjetin e ujsjellësit për fshatrat Lubancë dhe Luboten. Gjithashtu, Livriniq premtoi se do të ndërtoj qendër për përkujdesjen e qenve endacakë.

“Ju siguroj se është I mjaftueshëm një mandat që të kemi një komunë të pastër, moderne dhe të pastër. Vetëm një mandat që të tregojmë se çfarë do të thotë punë e vërtet . Komunë me shërbime të larta për të gjithë qytetarët pa pasur nevojë për njeriun tim ose tëndin. Llogari dhe përgjegjësi për çdo denarë të shpenzuar. Një komunë me rend, infrastrukturë dhe humanitet Do ti rikonstruojmë rrugët ashtu si duhet, do ti lirojmë trotuaret, do ta ndriçojmë çdo mëhallë, do të ndërtojmë shtëpi të kulturës,çerdhe të reja, do të ndërtojmë qendrë për fëmijët me pengesa në zhvillim”, tha Olivera Livriniq, kandidate për keytar të Komunës Butel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme