Drejtori i komunës u rrah në zyrë, reagon Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e djeshëm, që sipas tij, është bërë nga disa persona ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korça, në zyrën e tij.

I pari i Gjilanit ka vlerësuar se sulmi fizik dhe presioni në administratë është i papranueshëm dhe se sundimi i ligjit është mjeti i vetëm i punës së administratës komunale.

Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin deri në fund, duke u lutur që sulme të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Në raportin ditor të policisë është përmendur një rast i sulmit ndaj personit zyrtar në Gjilan.

Në raport thuhet se dje rreth orës 8 në mëngjes janë arrestuar katër të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme