Drejtori i ri i NQP-së thërret në takim vozitësit e linjave private

Gazetar: Avni Tahiri

Privat apo shtetëror?

“Cili të vije. Po, udhëtoj për Shkup Veri me linjën 9, edhe nga një orë e pres, nuk ka”, u përgjigj një qytetar.

Se a do të jetë autobus privat apo shtetërorë pak rendësi ka për qytetaret që presin me orë në temperatura të larta për të kryer angazhimet ditore. Ndërsa linjat e autobusëve privat edhe sot ishin të reduktuara dhe ajo që vërehej tek qytetaret ishte revolta dhe kërkesa që sa më shpejtë institucionet të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.

“Rëndë është, ashtu e kemi shtetin dhe ashtu janë edhe rregullat për gjithçka”.

Ku ishit?

Në pazare”, u përgjigj një qytetare.

“Katastrofë është, jo vetëm për këtë por i gjithë transporti publik është katastrofë, asnjëherë nuk ka qenë kështu, nuk mbaj mend kështu të jetë, unë jetoj në Radishani dhe 57 pritet nga 45 minuta. Njerëz vonohen për në punë, nxënësit për në shkollë, mizëri, dikush duhet të merr masa, le të paguajnë njerëzit, askush nuk punon kot, edhe ata kanë familje të ushqejnë dhe shofer të paguajnë dhe autobusët e tyre nuk shkojnë me ujë”, u shpreh një tjetër qytetare.

“Unë gjysmë orë që pres por unë rrallë udhëtoj me autobus por në përgjithësi nuk është mirë, njerëzit nga 70-80 vjeç presin rrugëve, kjo nuk është mirë. Në fillim si shtet e pastaj privati dihet por punon-punon nuk e paguan dhe ia jep tjetërkujt”, tha një qytetar.
Drejtori i ri i NQP-së sot u bëri thirrje shoferëve të autobusëve privatë që të ulen dhe të bisedojnë. Ai pretendon se borxhi ndaj shoferëve privat nuk është sa ata pretendojnë.

“Unë dërgova edhe kumtesë tek ju që të vinë shoferet privat dhe të shohim se a është borxhi aq, sepse borxhi nuk është aq. I thirrni në takim? PO. Po”, deklaroi Dragi Kushovski, drejtor i ri i NQP-së.

Sipas shoferëve të autobusëve privatë, borxhi që NQP ka ndaj tyre shkon rreth 2 milionë euro dhe sipas tyre nuk janë paguar që nga gjysma e janarit të këtij viti. Si shenjë revolte dhe mos pasjes së mjeteve për të kryer shërbime autobusët e linjave private edhe sot qarkulluan me linjë të reduktuara deri në ora 11:00 dhe me pas parkuan autobusët. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme