Drejtori i RTK’së: Televizioni Publik u rregullua ligjërisht si në Kore e Azerbejxhan

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Lorik Arifaj ka thënë se miratimi i Projektligjit për pagat në sektorin publik, duke e përfshirë edhe RTK’në në të, është skandaloz.
Përmes një postimi në Facebook, Arifaj ka thënë se Televizioni Publik është rregulluar ligjërisht si në Kore e Azerbejxhan.

Arifaj ka thënë se miratimi i Projektligjit për pagat, duke e përfshirë edhe RTK’në në të, është skandaloz.

“I vetmi medium publik ne vend, tashme lirisht mund te cilesohet shteteror si ai i Korese se Veriut dhe Azerbejxhanit. Kjo nuk ka te beje aspak me vlerat e demokracise se nje vendi por me inatet personale dhe interesat e grupeve te ndryshme”, ka shkruar Arifaj.

Ndryshe, që prej sot Televizioni Publik do të ketë statusin e televizionit shtetëror. Pagat në këtë institucion do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik. I vetmi që ka kundërshtuar këtë propozim ishte Memli Krasniqi i PDK’së. E Nait Hasani ka thënë se secili që merr pagë në shtet duhet të rregullohet me Ligj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme