Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve në aksidentin në Gjilan

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë se gjendja e pacientëve të cilët janë shtruar në këtë spital është stabile.

Sipas tij, nga tetë që janë shtruar dhe pranuar në spital, tre prej tyre sot janë liruar për në shtëpi.

“Dje në spital janë pranuar 27 persona, tre prej tyre që kanë qenë në gjendje të rëndë, janë dërguar në QKUK ndërsa tetë janë pranuar në spital. Pas ekzaminimeve tre prej tyre sot janë lëshuar nëpër shtëpi dhe pesë janë duke u trajtuar në spital”, ka thënë Hajrullahu.

Ndryshe, të enjten në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme