Drejtoria e ndihmës juridike falas organizoi në Berat një takim me përfaqësuesit e bashkis dhe organizatat e mbrojtes kundër dhunës në familje.I organizuar në formën e një bashkëbisedimi takimi mes institucioneve vendore, policore dhe organizatat në Berat, fokusi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit në kuadër të aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Kreu i drejtorisë së ndihmës juridike Ergys Qirici tha se po promovohet dhe në Berat shërbimi ligjor falas.Ky shërbim konsiston në dhënien e ndihmës ligjore falas për familjet në nevojë, gratë e dhunuara dhe individët me problematika specifike.
Mendojmë që për vitin 202, pjesë e shtrirjes së ndihmës juridike dhe ngritjen e qendrës se shërbimit juridik në Berat dhe të kemi një bashkëpunim akoma më të frytshëm ndërmjet pushtetit lokal, gjykatave ,ministrisë së drejtësisë dhe drejtorisë se ndihmës juridike falas.
Takimi u formalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes drejtorisë se ndihmës juridike falas dhe drejtorisë së shërbimeve sociale pranë bashkisë së Beratit.



