Drenasi, testi i parë për Veselin

Pas gjashtë muajve pasi që ka marrë “timonin” e partisë më të madhe në vend (PDK), Kadri Veseli, do t’i nënshtrohet testit të parë nga qytetarët në një Komunë të vogël të Kosovës (Drenas).

 

Veseli i ka mobilizuar të gjitha strukturat partiake për ta rifituar Drenasin, komunë kjo që vazhdimisht është qeverisur nga PDK-ja, pasi që rezultati i këtyre zgjedhjeve, nga vetë drejtuesit e këtij subjekti politik po shihet si pasqyrë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat përflitet se do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Prandaj, Drenasi po llogaritet si një lloj matësi i fuqisë aktuale të PDK-së. “Kryetari Kadri Veseli ka urdhëruar të gjithë anëtarët e Kryesisë së Partisë që të kenë vëmendjen në zgjedhjet e Drenasit, pasi që janë një test për ne dhe partinë. Në qoftë se e humbin, apo eventualisht shkojmë në balotazh, atëherë Isa Mustafa dhe LDK-ja mund të kërkojnë zgjedhje parlamentare të parakohshme, meqë llogarit në humbje të elektoratit të PDK-së”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda PDK-së.

Frika e PDK-së nga humbja e Drenasit

Ditëve të fundit janë parë shumë ministra e deputetë të PDK-së në Qeveri të cilët kanë vizituar Drenasin dhe kanë dalë në terren bashkë me kandidatin për kryetar të PDK-së, Ramiz Lladrovcin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme