Drenica drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme!

E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.net

Qytetarët e komunës së Skenderajt pritet t’iu drejtohen kutive të votimit para kohe. Kjo pasi Gjykata e Apelit pritet edhe zyrtarisht ta vërtetojë dënimin e shkallës se parë për ndënimin me burg për disa vjet të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij vendimi, Sami Lushtaku është ndënuar me 12 vjet burg i dyshuar për vrasjen e një civili shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë.

Njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se pas këtij vendimi Sami Lushtaku duhet të jap dorëheqje nga pozita e kryetari të Skenderajt, dhe komuna të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nëse pas ankesave merret vendimi i njëjtë, atëherë nga ai moment ata do duhej domosdoshmërish sipas akteve ligjore të japin dorëheqje”, kishte thënë me herët njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu për ORAinfo.

Zgjedhje të parakohshme pritet të ndodhin edhe në Komunën e Drenasit. Kjo pasi kreu i kësaj komune Nexhat Demaku pritet që sot të japë dorëheqje nga ky post. Dorëheqja e tij po bëhet një ditë pasi që Gjykata e Apelit i vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit e rastit “Drenica2”. Ai është dënuar me 3 vjet burg nën dyshimin për krime lufte.

Në këto rrethana ligji e obligon Presidentin Hashim Thaçin që t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahet brenda 45 ditësh. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme