Nexhat Demaku jep dorëheqjen, Drenasi shkon në zgjedhje

Nexhat Demaku, nga sot nuk është më kryetar i komunës së Drenasit.

Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’, raporton KTV.

Vendimin për dorëheqje e ka konfirmuar vet kreu i kësaj komune, por Demaku ka thënë se detajet e tjera do t’i jap në një konferencë për media që ka thirrur për orën 14:00.