Stresi, i ftuar në Big Brother VIP Kosova, ka lënë një koment të fortë ndërsa po kalonte kohën në oborrin e shtëpisë.
Gjatë një momenti kur po pinte duhan, kënga e Don Xhonit “Yakuza” u luajt në sfond.
Fillimisht, Stresi nuk reagoi, por më pas shprehu një koment që duket si një thumb për Don Xhonin.
“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, u shpreh ai.
Ky koment u mor si një goditje indirekte ndaj Don Xhonit, pasi këngëtari është nga Drenica, një rajon i njohur për lidhjet e tij me historinë e luftës në Kosovë.
Më pas, ndërsa kënga vazhdonte me vargun “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, Stresi tha: “Te dridhet që s’e ke idenë”.
Ky moment i Stresit ka shkaktuar reagime nga fansat, të cilët e panë si një provokim dhe goditje ndaj Don Xhonit.