Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Drenusha, ka befasuar banorët dhe shikuesit e spektaklit, duke ndarë një informacion interesant rreth origjinës së saj përmes një testi të ADN-së që ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, Drenusha ka zbuluar rezultatet e testit, duke treguar për herë të parë përbërjen e saj etnike.
Ajo zbuloi se është një miks interesant kulturash dhe kombësish.
“E kam bërë atë testin e ADN-së në Amerikë dhe kam dalë 53 për qind italiane dhe greke, 5 për qind ashkenaz – jahudi dhe 35 për qind prejardhje ballkanike,” u shpreh Drenusha, duke i habitur kështu të gjithë banorët e shtëpisë.
Ky zbulim i Drenushës ka hapur një bisedë të ngrohtë dhe interesante mes banorëve, të cilët janë të fascinur nga kombinimi i pasur etnik që ajo ka.
Origjina e saj e larmishme ka sjellë shumë reagime pozitive, pasi banorët kanë shprehur habinë e tyre, duke e pyetur për detaje të tjera.