Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara, feston ditën e sotme (e mërkurë) ditëlindjen.
Ajo ka mbushur plot 26 vite jetë, gjersa prej vitesh një emër i suksesshëm në tregun muzikor.
Artistja shqiptare ka organizuar një festë të veçantë me miqtë e të afërmit, në një vend po ashtu luksoz.
Me këtë rast, bukuroshja ka marrë një dedikim edhe nga partneri i saj, menaxheri Popi Kola.
“Duhet të jesh shumë me fat që të marrësh bekimin e Universit. Unë jam bekuar 26 vite më përpara”, ka shkruar ai.
Kola tutje shtoi: “Gëzuar ditën e lindjes drita e syve të mi”.
Ata kanë nisur lidhjen më parë, ndonëse Popi e ka afirmuar tejet shumë në muzikë.