Drithërat ilaq për zemër dhe diabet

E martë, 08 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Konsumimi i drithërave mund të shkaktojë fryrje të barkut dhe gazra, mirëpo benefitet e tyre janë të shumta

Njerëzit që konsumojnë drithëra me përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithëra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më të lodhur.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drithërat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të diabetit dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë

Studiuesit kanë vënë re që grupi, i cili përfshinte rregullisht në regjimin e tyre ushqimor, produkte me krunde, si buka, makaronat, orizi, etj, kishin një rezultat më të mirë në tretje. Këta individë vërtetë kishin edhe efektin e gazrave, por për mjekët kjo është një shenjë e mirë, që ju po ushqeheni shëndetshëm./21Media