Çfarë ndodhë nëse i bëni masazh kësaj pike në ballë?

Ekziston një numër i madh i teknikave të masazhes të cilat ndihmojnë në relaksimin e trupit njerëzor. Shumica e tyre jo vetëm që janë të mirë për shëndetin, por edhe na bëjnë të ndjehemi mirë njëkohësisht.

Problemi është se shumica e tyre kërkojnë shumë kohë, para dhe ndihmën e ndonjë specialisti, transmeton Telegrafi.

Por, fatmirësisht ekziston një metodë e thjeshtë e cila i ka të njëjtat efekte në trupin tuaj, por pa shpenzime dhe pa ju marrë shumë kohë.

Çfarë duhet të bëni?

Thjesht shtypeni me lehtësi pikën ndërmjet vetullave dhe lëvizeni gishtin lart për tre centimetra në linjë vertikale. Aplikoni shtypje në këtë pikë për rreth 45 deri në 60 sekonda. Nuk duhet të pritni shumë për t’i parë rezultatet.

Ekspertët shpjegojnë se kjo procedurë e aktivizon një zonë të trurit, e cila ndihmon në zvogëlimin e tensionit nervor. Veç kësaj, kjo metodë ndihmon edhe në përmirësimin e lëkurës, e veçanërisht rreth syve dhe gojës.

Prandaj, nëse veç keni dhimbje kokës apo sytë ju janë lodhur pas një dite të gjatë në punë, tani e dini çfarë duhet të bëni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme