Drogë, armë dhe makina, kush janë anëtarët e grupit kriminal që u shkatërrua në Fushë-Krujë

Policia shqiptare gjatë një operacioni anti drogë të ndërmarrë ditën e djeshme ka prangosur 6 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

 

Mësohet se të arrestuarit në këtë operacion janë: Bledar CORAJ, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Egli SELACI, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Shkëlqim MIRI, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, Amarildo MULLETI, 30 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë, Durim DEMIRI, 24  vjeç,  lindur dhe banues në Fushë Krujë, Hysni DEMIRI, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë, si dhe është shpallur në kërkim P.D.

Operacioni është përqendruar në zonën e Fushë-Krujës, ku gjatë është bërë sekuestrimi i një sasie prej 425 kg lënde narkotike cannabis sativa.

Po ashtu, është bërë i mundur sekuestrimi i 12 armëve zjarri dhe municione, nga të cilat 7 prej tyre janë automatik model 56 dhe 5 janë pushkë.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete dhe 10 aparate celularë.

Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Si rezultat  i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon që ndodheshin Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg Cannabis Sativa.

Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.

Personat e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet, policia ia ka kaluar për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme