KFOR-i demanton praninë e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës

KFOR-i ka demantuar raportimet e shfaqura në mediat serbe se pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe janë fotografuar aty me pjesëtarë amerikanë të KFOR-it.

I pyetur nga “Koha Ditore” nëse janë të vërteta raportimet në mediat serbe, të përcjella me një fotografi, ku shihen ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe ushtarët serbë, e që, sipas këtyre mediave, është bërë brenda territorit të Kosovës, një zëdhënës i KFOR-it mohoi se ato janë bërë brenda territorit kosovar, duke sqaruar se fotot janë bërë në vijën e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryhen “aktivitetet monitoruese rreth kufirit”.

Më herët, gjatë ditës, disa media serbe kanë raportuar se ushtria serbe “ka hyrë në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme