Drogë, thika e aparate celularë! Kontrolle në burgun e Fierit, nëna i dërgon djalit sendin e pazakontë brenda qeses me duhan (FOTO)

Strukturat e policisë në IEVP Fier, gjatë kontrollit të një pakoje postare dërguar nga nëna e një të dënuari brenda një qeseje me duhan kanë gjetur një aparat celular tip Samsung.


Për rastin, është vënë menjëherë në dijeni SHKBB për hetime të mëtejshme.

Gjatë kontrolleve të fundit në këtë burg janë gjetur drogë, mjete prerëse e telefona. Rasti më i fundit i raportuar ka ndodhur në shkurt kur kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, Nokia.

Ndërkohë, ushqyesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme