Dubai, vendi i mrekullive

Pamje si në ëndërr ose në një film me efekte të sajuara nga teknikat kompjuterike. Kjo është ndjesia e parë që fiton një vizitor derisa shikon për herë të parë ndërtesën më të madhe në botë, Burj Khalifa, e ndërtuar në Dubai, qyteti me infrastrukturë më të zhvilluar në botë.

Mbrëmjeve duket sikur ajo prek qiellin. Aq e lartë, saqë ndonjëherë zhduket nga shikimi, dhe kthehet prapë me dritën vezulluese që ndalet dhe shndrit sërish majën e saj. Ditën edhe nga afër mezi i duket maja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Objekti, që merr ngjyra nga më të ndryshmet sidomos mbrëmjeve, kushtoi 1.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Numëron 163 kate, dhe është i gjatë 828.8 metra. Thonë se duket edhe nga Hëna.

“Amaar” është emri i kompanisë që e ka ndërtuar atë dhe shumicën e pallateve shumëkatëshe të tjera përreth saj. E ky emër është i shkrirë në dritat vezulluese që natën e pushtojnë Burj Khalifan. Dritat i ndërrojnë ngjyrat dhe formën brenda sekondash. Është e paimagjinueshme pamja që i japin qytetit ato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme