Duda Balje dhe dy deputete të tjerë të pakicave kalojnë në grup të LDK-së

Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.


Deputetja e rizgjedhur, për KosovaPress sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.

Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.
E pyetur se a do të votojë Albin Kurtin për kryeministër, Balje shfaqi mëdyshje për këtë, duke mos dhënë përgjigje definitive.

Ndryshe, KP mëson se tre deputetët nga komunitetet, Veton Berisha, Hetem Berisha dhe Duda Balje kanë lënë mundësinë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme