Duel shqiptarësh në Kupën e Italisë

Interi dhe Atalanta do të përballen sot në mbrëmje në çerekfinalen e Kupës së Italisë, që mes emocionesh pritet të dhurojë një derbi shqiptarësh mes Berat Gjimshitit dhe Kristjan Asllanit.

Shtatlarti i mbrojtjes shqiptare, ndonëse në ndeshjen e fundit ndaj Spezias luajti për 90 minuta, paraqitja e tij duket se nuk e ka bindur trajnerin Gasperini që ta përzgjedhë qendërmbrojtësin si titullar pasi në Itali janë të bindur se bergamaskët do të luajnë me treshen Scalvini, De Miral dhe Toloi.

Nga ana tjetër, për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani raportojnë se tekniku Inzaghi i ka dhënë besimin që ta aktivizojë që nga minuta e parë, një mundësi e mirë kur mendon se pak ditë më pas do të luhet dhe derbi me Milanin. Asllani ka kujtime të bukura me Atalantën, pasi në ndeshjen e vetme që është përballur me bergamaskët, flasim këtu në elitën e futbollit italian, Asllani i ka mposhtur kur mbante veshur fanellën e Empolit.

Zikaltërit e Milanos luajtën dhe në nëntor me bergamaskët, ku triumfuan 3-2 në Bergamo, por Asllani për fatin e keq nuk ishte pjesë e këtij suksesi.

Çerekfinalja e Kupës së Italisë është me një ndeshje dhe për këtë arsye gjysmëfinalisti i parë i këtij trofeu do të vendoset sot në mbrëmje, në orën 21:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme