Duhet luftuar fenomenet, e jo protagonistët!

Ardian Gola

Kur irritimi publik dhe reagimi intelektual nuk provokohet nga fenomeni si i tille, por varet nga protagonistet e perfshire n’te, tregon se kemi t’bejme me edukim moralisht te deformuar dhe formim intelektualisht te korruptuar. T’mbrosh permes heshtjes ose arsyetimit militant nje veper moralisht teper te dyshimte vetem se protagonist i saj eshte dikush qe vjen nga nje institucion, i cili gezon perkrahjen e ‘kohes’, nderkohe qe do e kritikoje ashper po t’ishte protagonist dikush tjeter qe eshte i shenjestruar nga ‘koha’, perpos qe eshte veprim i ulte moralisht eshte edhe i demshem intelektualisht. Eshte i demshem sepse atrofizon aftesine mendore per me e identifiku fenomenin ndarazi prej protagonistit. Per pasoje, p.sh, ne nuk e njohim dhunen, por vec dhunuesin. Nuk e njohim pedofiline, por vec pedofilin. Rrjedhimisht nuk reagojme per dhunen ose pedofiline, por per dhunuesin dhe pedofilin.

Ka kritike, perkatesisht heshtje, ne raport me protagonistin por indiference ndaj fenomenit. Raporti qe ne po e ndertojme me fenomenin, ne fakt eshte ad hominem sepse gjithnje eshte i ndermjetesuar permes protagonistit, perkatesisht pozites se tij shoqerore, politike dhe ekonomike. Rreziku eshte se fenomeni mbetet ndersa protagonistet nderrohen. Andaj, qe t’mos ndodhe vec me na u nderru protagonistet, duhet luftuar fenomenet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme