20 përqind e shqiptarëve pro – LSDM-së, 0 përqind maqedonas për parti shqiptare?!

Emad MEHMETI

Si u bë që 20 përqind shqiptarë të votojnë për parti maqedonase, ndërsa 0 maqedonas për parti shqiptare?

Në anketën e fundit të publikuar ditë më parë në TV Telma, e që ishte realizuar me mbështetje të USAID, thuhej se rreth 20 përqind të shqiptarëve do të votonin për LSDM-në në zgjedhje, ndërsa 0 përqind maqedonas për ndonjë parti shqiptare! Në gjithë këtë rrëfim edhe më e çuditshme është e vërteta se sipas disa të dhënave jozyrtare dhe analizave të papublikuara por që janë realizuar së fundmi, thuhet se një përqindje e madhe e anëtarësisë së LSDM-së, nuk dallojnë gjithaq edhe nga ata të VMRO-DPMNE-së dhe nuk e perkrahin Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare, e aq më pak janë entuziast për hapjen e partisë së tyre ndaj shqiptarëve. Andaj shtrohet pyetja e logjikshme: Cili koncept qytetarë apo i favorshëm për shqiptarët është ai që e bënë këtë parti terheqëse për shqiptarët? Si dhe pyetja që ka të bëjë me lëvizjet e fundit të ksaj partie për të bërë kolaicion qeveritarë: Si u bë që LSDM-së i pengojnë të dyshuarit për krime e hajdutëri të VMRO – DPMNE-së, ndërsa aktualisht jo edhe ata të BDI-së me të cilët donë të bëjë qeveri? Apo ndoshta LSDM-ja ende i përmbahet parimit që edhe e promovoi dhe më së shumti, e praktikoi në të kalaurën kjo parti maqedonase: Se politikanët e akuzuar për krime e hajdutëri të VMRO-së, janë të dëmshme për shtetin, e ata të BDI-së – shkaku pse si të tillë janë të shantazhueshëm – janë të “dëgjueshmit” e dobishëm të pushteteve dhe e keqja e popullit të cilin e përfaqësojnë.

Këto, si dhe shumë pyetje tjera të logjikshme, janë ato që e shpërfaqin apsurdin politik ku janë fundosur shqiptarët e Maqedonisë. Absurd që nuk shpjegohet me asgjë logjike, e as pragmatike, por vetëm me një deshpërim të skajshëm të një shtrese të shqiptarëve të Maqedonisë, dëshpërim që buron nga vasalizmi i viteve të fundit të BDI-së ndaj VMRO-DPMNE-së, që nuk ka të krahasuar as me nënshtrimin e “mirinave” tanë të kohëve të socializmit. Vasalizëm aq i dëmshëm dhe aq përbuzës për shqiptarët, sa te disa nga ata i çoi të besojnë se nuk vlen gjë nëse nuk je i pëlqyer dhe i pranueshëm nga ndonjë parti maqedonase.

Dhe siç duket, këtë mendësi se shqiptari nuk vlen gjë i pambështeur nëse nuk ka mbështetjen e qarqeve politike maqedonase, do mund ta ç’rrënjosë vetem një gjeneratë e re politikanësh shqiptarë, që kryesisht është rreshtuar në radhët e Lëvizjes BESA, e cila për së pari herë po i thyen bindjet e mjegullosura të sunduesit maqedonas, se kur shqiptarit ia ofron kolltukun e ministritë, ai e harron edhe emrin e nënës se vetë, e jo më zyrtarizimin e gjuhës amtare. Pra me Lëvizjen BESA është duke ardhur gjenerata e politikanëvë që e ka kuptuar se nëse nuk të takon shteti s’ka çka të duhet pushteti dhe e cila ndjehet e sunduar nga populli, e jo sunduese e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme